MAÇAJ: NUK DO TË NDALEMI DERISA QEVERIA TË REAGOJË. Banorët e Komunës Dajç paralajmërojnë se protestat e tyre për dëmshpërblimet që ende nuk i kanë marrë nga qeveria për përmbytjet masive të viteve 2010-2011 do të vazhdojnë.
Një prej organizatorëve të këtyre protestave Paulin Maçaj tregon se të shtunën sërish në vendin e quajtur harku i Bërdicës banorët që u përmbytën para 5 vitesh do të dalin për të protestuar. Që nga protesta e javës së kaluar e deri më tani askush nuk ka reaguar nga ana e qeverisë ndaj banorët e NënShkodrës do të vijojnë që të protestojnë derisa të gjejnë një reagim nga ana e qeverisë për këtë çështje. Kjo është protesta e dytë që zhvillohet menjëherë pas një jave nga e para. Banorët e NënShkodrës do të vijojnë që të protestojnë për dëmshpërblimet e padhëna çdo të shtunë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/8Bt4azjDSCs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]