Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka sqaruar banorët e Nënshkodrës se një shumë prej 326 milonë lekësh do të shpërndahet për 4000 familje, por kjo nuk përfshin dëmshpërblimin e banesave.
Një ditë pasi Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri deklaroi në media se qeveria do të dëmshpërblejë 4000 familje që u përmbytën në zonën e nënshkodrës gjatë vitit 2010, prefekti i qarku Paulin Radovani ka sqaruar banorët se bëhet fjalë për 326 milionë lekë që janë dëmshpërblime të prapambetura. Sipas prefektit Radovani, kjo shumë nuk përfshin dëmshpërblimin e banesave, ndërsa ftoi banorët që të vijojnë ti qëndojnë besnikë kauzës së tyre. Banorët e zonave të përmbytura të nënshkodrës qëndrojnë në të njëjtën linjë me prefektin. Kërkesa e tyre e vazhdueshme është për dëmshpërblimin e banesave.