Ka mjaftuar qe te nise diskutimi per demshperblimin e permbytjeve, dhe ne mbledhjen e keshillit te bashkise te diskutohen edhe pikepamjet e ndryshme te keshilltareve.
Pervec mbeshtetjes per banoret, nje pjese e mire e tyre kane hedhur edhe idene e nje strategjie anti permbytje per rajonin e Shkodres, i cili klasifikohet si me i rrezikuari ne vend per katastrofat natyrore. Nen Kryetari i Bashkise se Shkodres Arben Gjuraj gjate fjales se tij ne keshill, evidentoi edhe njehere tjeter problematiken e hasur gjate permbytjeve ne zonen e Nenshkodres. Me qindra shtepi nen uje, mijera hectare nen pushtimin e ujit, ishin imazhet e atyre viteve qe shkodra i kaloi mbi supe me nje fatkeqesi natyrore dhe njerezore qe rendoi mbi xhepat e shkodraneve, nderkohe qe demshperblimi ende sot nuk eshte marre i plote.