Apeli i perseritur per te mos demtuar investimet publike vjen nga drejtori i ndricimit ne bashkine Shkoder Altin Salihi.
Ai kerkon ndihmen e policise dhe qytetareve per te denoncuar raste te tilla te cilat jane problematike dhe kosto per taksapaguesin shkodran I pyetur sa i takon zonave me problematike ku vidhen dhe shkaterrohen investimet publike, ai tha se zonat periferike jane segmente ku abuzohet me shume dhe jane veshtiresisht te kontrollueshme.
Demtimet e investimeve publike jane nje regres ne vijushmerine konstante te investimeve ne Shkoder. Ndonese investimet publike demtohen ne menyre te vazhdueshme , nga persona te papergjegjeshem e megjithate ato mbeten anonim dhe te pandeshkuar pasi ne asnje rast nuk jane marre masa administrative apo penale.