Ky ishte paralajmërimi i pak ditëve me pare dhe ne te vërtete ashtu po ndodh ne te gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës. Bashkia përveç udhëzimit qe i është shpërndare çdo njësie administrative, po ushtron kontrolle ne te gjitha segmentet kryesore për te evituar dëmtimin e hapësirave publike.
Por përveç, kontrolleve, Bashkia Vau Dejës ka nisur edhe riparimin e segmenteve te dëmtuara duke i kthyer ato ne identitet. Sipas burimeve pranë Bashkisë Vau Dejës bëhet me dije se fillimisht ka nisur puna ne segmentin rrugor Kryebushat – Bushat qendër, pikërisht ne atë segment kur për disa dite me radhe, një firme private dëmtoi këtë aks duke shtrire kabllot ne rruge pa asnjë leje te posaçme. Bashkia Vau Dejës, ka bere te mundur sistemimin e plote te këtij segmenti duke e kthyer atë ne identitet.