Një pikë e marrë në takimin ndaj Partizanit por që Vllaznisë i vlen jo pak pasi e rëndësishme është që ti largohen sa më shumë zonës së ftohtë. Por pavarësisht kësaj tashmë mendja dhe fokusi kryesorëe tek kuqeblutë është takimi i së hënës ndaj kampionëve në fuiqi Kukësin.

Për trainerin Ernest Gjoka duket si një dhimbje koke kronike janë dëmitimet e lojtarëve ku në ndeshjen e fundit nga fusha dolën Berisha, Gocaj, Krymi dhe Vucaj. Në lidhje më këta të fundit tekniku nuk nguroi të shprehej se kjo gjë e shqetësonte shumë për sa i përket sfidës së ardhshme ku edhe ndaj Kuksianëve duhet të mos kthehen si humbës duke marrë parasyshë ecurinë e javëve të fundit ku kanë pësuar vetëm një gol.

Gjithësesi nga sa bëhet me dije numri i futbollistëve të dëmtuar nga katër është ulur në tre pasi Sedat Berisha mesa duket e ka kaluar dhe kjo është konstatuar nga ekzaminimet e bëra ditën e enjte e mesa duket shqiptaro-maqedonasi do të jetë i gatshmëm për takimin e së hënës.

Ndërkohë tre të tjerët, Erjon Vucaj, Ardit Krymi dhe Olsi Gocaj kanë qenë në studion e fizioterapisë nën kujdesin e Ilirjan Haxhajës. Ky i fundit ka bërë ekzaminimet e duhura dhe nga sa mësohet, secili prej tyre ka probleme megjithatë do jenë dy ditët e ardhshme ato që do të vendosin për secilin nëse do të jenë në fushë apo jo.

Gjithësesi duke marrë parasyshë përformancën e Vllaznisë së fundmi ekziston besimi që edhe në këtë takim të rradhës do synohet arritja e rezultateve pozitive edhe pse kuqeblutë do të kenë përballë një Kukës të karikuar dhe të etur për fitore.

Artikulli paraprakARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË LEZHËS
Artikulli tjetërPANUCCI: JA LISTA PËR MIQËSOREN ME NORVEGJINË