OMONIA ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit, ku u gris flamuri grek dhe u thye memoriali i Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit. OMONIA e cilëson si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste.

“Provokim i rëndë antihelenik akti i shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja. Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli.

Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor” thuhet ndër të tjera në deklaratën e OMONIA-s, parti e mbrojtjes së minoritetit grek.

Memoriali në fshatin Kranë, është ngritur rreth 7 vite më pare dhe në përshkrimin e saj shkruhet se ajo i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë. Ndërkohë që pas vrasjes së Kacifas tensionet mes dy vendeve janë rritur.

Banorët në fshatin Kranë kanë riparuar memorialin që u dëmtua mbrëmjen e djeshme nga disa persona të paidentifikuar .Ata kanë mbledhur copat duke riparuar dhe rivendosur pllakën e memorialit në Kranë.

Mbrëmë rreth orës 19:00 disa persona grisën flamurin grek dhe u thyen memorialin e Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit.

Banorët i kanë pikasur autorët dhe i kanë ndjekur, por nuk kanë mundur ti kapin. OMONIA reagoi sot duke e cilësuar si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste .

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë

Artikulli paraprakPRITJA E MBRETIT ZOG NË BELGJIKË,SHKRUAJNE MEDIAT BELGE ME 1939
Artikulli tjetërAUSTRIAKËT KTHEJNË NË APOLONI STELËN FUNERALE TË ZHDUKUR GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE