Dëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmir dhe mos reagimi i institucioneve përgjegjëse, ngriti në protestë banorët e zonës. Banorët protestuan përpara bashkisë Mirditë, duke kërkuar rikonstruksionin e plotë të rrugës me gjatësi 16-km e cila është bërë thuajse e pakalueshme dhe që po ju rrezikon jetën.

 

Më pas protestuesit u zhvendosën tek diga e hidrocentralit në Mirditë, një hidrocentral i dhënë me koncension kompanisë private Ayen As Energji, firmë kjo e cila ka ndërtuar rrugën që është dëmtuar dhe për të cilën banorët protestojnë. Banorët u takuan me një nga përfaqësuesit e kompanisë Ayen As Energji i cili i premtoi se ky segment rrugor do të rehabilitohet me të gjitha parametrat…..

 

Rruga Rrëshen-Bukmir është ndërtuar në vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon Hidrocentralin në këtë zonë, por cilësia e dobët e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda pak viteve, duke penalizuar 6 mijë banorë të këtyre zonave.

Artikulli paraprakNË 10 SHKOLLA TË SHKODRËS NGROHJE ME GAZ
Artikulli tjetërMBROJTJA E LAHUTËS, TAKOHEN 12 LAHUTARËT SHQIPFOLËS