Degradimi i Urës së Zogut mbi lumin Mat ka nxitur, reagimin e Shoqërisë Civile.Aktivistet u mblodhen pranë këtij monumenti kulture i cili është dëmtuar rëndë dhe rrezikon shembjen e plotë.Indiferentizmi i institucioneve përgjegjëse për të marre masa solli degradimin e Urës së Zogut thonë aktivistet e shoqërisë Civile.

Kjo urë e ndertuar në vitin 1927 u përfshi nga organizata “Europa Nostra” në listën e monumenteve më të rrezikuara për vitin 2022, por pavarësisht kesaj, ekspertet e huaj nuk po gjejnë mbështetjen dhe bashkëpunimimin e institucioneve shqiptare për realizimin e një plani ndërhyrje.

Një tjeter këmbë e urës së zogut monument kulture i kategorisë së parë, u fundos pas vërshimeve të fundit të lumit mat, ndërsa i gjithë monumenti ka pësuar dëmtime dhe rrezikon shembjen e plotë.

 

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA DHE KIM, BETEJË E TURPSHME PËR KREUN E SPAK
Artikulli tjetërDËMTOHEN QYTETARËT DHE BIZNESET, OSHEE HESHT