Dëmtimi i barrierave mbrojtëse në Bypass-in e Shkodrës, vijon të jetë një problematikë që nuk po merr zgjidhje prej kohësh. Ndërsa lëviz përgjatë gjith segementit vihen re barriera të dëmtuara, si dhe xhama apo pjesë automjetesh si pasojë e aksidenteve të cilat ndodhin gjatë natës, pasi drejtuesit e automjeteve levizin me shpejtësi tejet të lartë. Përballë një fenomeni të tillë, lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave të cilët lëvizin në Bypass është e pasigurtë. Banorët e kanë ngritur disa herë një shqetësim të tillë por situata vazhdon të jetë e njëjtë.

Disa herë është bërë zëvëndësimi i bordurave, por nuk ka kaluar shumë kohë dhe barrierat janë dëmtuar sërish. Sipas banorëve zgjedhja e duhur për të penguar shkatërrimin e kësaj vepre çdo ditë e më shumë, është të merren masa për të vendosur para drejtësisë personat përgjegjës. Bypass-i është një ndër investimet më të rëndësishme në qytet i cili përfundoi në vitin 2022. Qëllimi i realizimit të këtij investimi është lehtësimi sadopak i qarkullimit në qytetin e Shkodrës, kryesisht gjatë muajve të verës.

Artikulli paraprakRREGULLA TË REJA PËR GJUETINË E LIGJSHME
Artikulli tjetërDRAMA “7 MINUTA” PREMIERË NË LEZHË