Prej ditësh disa pemë në lagjen “Guerrile” në qytetin e Shkodrës janë dëmtuar në pjesë të ndryshme.
Ky dëmtim i pemëve ka sjellë shqetësim tek banorët e atij komuniteti duke mos qenë aspak dakord me këtë veprim të keqbërësve. Në këtë mënyrë, Ibrahim Bilali si një banor i asaj zone i bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë dëmtuar pemët që të mos e ndërmarrin sërish një veprim të tillë sepse nuk bën askënd krenar por vetëm prish imazhin e të gjithë lagjes duke qenë se këto gjeste keqdashëse deri tani nuk kanë qenë të njohura.
Nga këto veprime keqdashëse Bilali shprehet se dëmtohet gjelbërimi në atë zonë dhe nuk janë aspak gjeste të denja duke shpresuar që ky rast i dëmtimit të pemëve të mos përsëritet më. Bilali nuk i di autorët që dëmtojnë ndërsa askush nuk e ka pritur se pemët mund të dëmtohen. Pemët e dëmtuara janë dekorative në të gjithë gjatësinë e rrugës ndaj edhe kërkohet që të ruhen e mirëmbahen dhe jo të dëmtohen.