Rreshqitja e dherave në digen e një rezervuari privat që ndodhet mes kufirit ndares të Bashkisë Lezhë dhe asaj Vau Dejës, ka vënë në alarm banoret e Nënshatit.Ata pretendojnë se diga e këtij ujëmbledhesi privat që shërben për vaditjen e një plantacioni me pemtari, ka pësuar dëmtime të shumta dhe rrezikon seriozisht zonen e banuar.Janë rreth 80 familje që rrezikohen nga ky rezervuar, të cilët ju kërkojnë autoriteve që të marrin masa të menjehershme, pasi jeta dhe prona e tyre është e kërcënuar.
Mbrojtja Civile në Prefekturen e Lezhës thonë se e kanë verifikuar situaten në terren dhe garantojnë se diga e rezervuarit është e sigurte, ndërsa i është lënë detyre privatit që të shkarkoje ujin e të sistemoje dherat që kanë rrëshqitur.
Rezervuari në fjalë ka një siperfaqe prej 8 mijë meter katror dhe rrëshqitja e dherave në pjesen e diges u krijua pas reshjeve të fundit te shiut.