Takimi mes Vllaznisë dhe Skënderbeut i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë u shënua nga një episod dhune.
Një efektiv i forcave të rendit u godit me sende të forta teksa po mundohej të shuante një konflikt mes tifozëve. Policia e Shkodrës arrestoi tre persona si të dyshuar për aktin në fjalë, ndërkohë që takimi përfundoi në barazim 0-0, ndeshja tjetër mes Flamurtarit dhe Tiranës u mbyll me fitoren e bardhebluve 1-0. Një efektiv i policisë së Shkodrës ka mbetur i lënduar gjatë ndeshjes Vllaznia-Skëndërbeu që u luajt më 24 janar 2016, në kryeqendrën e veriut, teksa është goditur me stol në stadium. Sot policia njoftoi se për këtë ngjarje u arrestuan tre personat e shoqëruar dje. Ata janë • Arledi Gjonaj 21 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër. • Kristjan Nika 23 vjeç, banues në Pacram ,Vau Dejës, Shkodër. • Albert Biba 25 vjeç, banues në Pacram ,Vau Dejës, Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi : “Me datë 24.01.2016 ora 14:30, gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë superiore: Vllaznia – Skendërbeu, kanë prishur rendin e qetësine publike dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe duke e goditur me sende të forta punonjësin e policisë së rendit publik duke i shkaktuar dëmtime fizike, jashtë rrezikut për jetën” informoi sot policia. Ata akuzohen për “Prishje të qetësis publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik duke ushtruar dhunë” Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.