Ardian Ismajli duket se nuk do jetë pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e marsit. Në Itali janë të bindur se mbrojtësi i Empolit do qëndrojë një muaj jashtë, kjo sipas Firenze Today. Ardian Ismajli doli i dëmtuar pak para se të përfundonte pjesa e parë në ndeshjen kundër Milanit, me klubin që konfirmoi dëmtimin në bicepsin e kofshës së majtë. Media italiane tregon se trajneri Davide Nicola do bëjë pa Ismajlin për një muaj.

“Klubi njoftoi se Ismajli pasi iu nënshtrua analizave, tregoi një dëmtim të shkallës së ulët në biceps femoris të kofshës së majtë. E përkthyer do të thotë se Nicola do ta humbasë Ismajlin për rreth një muaj”, thuhet nga FT.

Kombëtarja kuqezi luan dy miqësore në mars, më 22 kundër Kilit në Parma dhe 25 kundër Suedisë në Stockholm. Të premte (15 mars) trajneri Sylvinho do shpallë listën e të ftuarve dhe duket se Ismajli do jetë jashtë.

Artikulli paraprakZYRTARE/ FESTIMET E DITËS SË VERËS, RAMA NJOFTON CAKTIMIN E DATËS 15 SI PUSHIM
Artikulli tjetërVOA: SHQIPËRIA NUK U PËRGJIGJET KRITIKAVE TË UNESCO-S PËR BUTRINTIN