Kjo është situata brenda memorialit të Gjergj Kastriot Skenderbeut në qytetin e Lezhës sa herë ka reshje shiu.Mbuloja e këtij objekti historik që është restauruar në vitin 2018-të ka pësuar dëmtime dhe uji rrjedh në të pakten 8 pika të ndryshme.Kjo bëhet e ditur nga Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, sipas të cilit duhet identifikuar problematika dhe të ndërhyhet brenda një kohë të shpejtë, pasi firma që ka bërë investimin kishte dhënë garanci se nuk do të kishte probleme për të pakten 15 vite.

Drejtorja rajonale e Trashegimisë Kulturore në Shkodër Besara Podgorica thotë se kanë konstatuar të gjithë problematiken në këtë monument kulturor dhe është ngritur një grup pune për të vlerësuar teknikisht gjendjen e memorialit dhe parë mundësitë për ndërhyrje.

Rredhja e ujit brenda memorialit përshkak të motit me shi pengoj dhe zhvillimin e aktivitetit për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit me 17 janar të këtij viti.

 

Artikulli paraprakBANORËT E SHËNMRISË: FSHATI I LËNË NË HARRESË
Artikulli tjetërKRISTIAN SHKRELI KANDIDAT I PS PËR BASHKINË VAU DEJËS