Forcat e Armatosura i kanë shpëtuar jetën një vogëlushi 5-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, teksa ka qenë duke luajtur me shokët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku falë ndërhyrjes së menjëhershme të FA vogëlushi është sjellë me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen ka ndërhyrë dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka falënderuar FA, si dhe i ka uruar shërim të shpejtë fëmijës.

Heronjtë e ajrit i erdhën në ndihmë vogëlushit 5 vjeçar nga Peshkopia, i cili gjatë lojës pësoi dëmtime në kokë. Në pak minuta, fëmija dhe prindërit e tij u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërim të shpejtë vogëlush! Mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin që pilotët dhe çdo efektiv i Forcave të Armatosura tregojnë gjatë misionit të tyre!

Artikulli paraprakZVICRA DO T’I DËBOJË TË HUAJT EDHE PËR VEPRAT PENALE MBETUR NË TENTATIVË
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI NË KËRKIM PREJ 10 VITESH