Bypassi I Shkodrës vijon të bjerë pre e dëmtimeve të shumta si shkak I aksidenteve. Në këtë zonë, lëvizja gjatë natës bëhet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve ndërsa këto ngjarje janë të shpeshta. Pavarësisht rrezikut që paraqet lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara dhe dëmtimeve që ka pësuar bypassi në të gjithë gjatësinë e tij, mungon ndërgjegjësimi I drejtuesve të mjeteve. Një investim që pritej me padurim nga qytetarët për vetë lehtësitë që sjell në qarkullim vijon të bjerë pre e vandalizmave nga persona të papërgjegjshëm të cilët dëmtojnë çdo ditë barrierat mbrojtëse përgjatë bypass-it.

Një shqetësim I tillë është ngritur disa herë edhe nga banorët, pasi barrierat dëmtohen edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë. Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është është e pasigurtë si pasojë e këtij fenomeni. Disa herë është bërë zëvëndësimi I bordurave, të cilat sërish janë dëmtuar ndërkohë që ende nuk janë vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Artikulli paraprakKAMPI I REFUGJATËVE, AVANCOJNË PUNIMET NË GJADËR
Artikulli tjetërQENDËR PËR SHTRESAT NË NEVOJË NË LEZHË