Një vit pas ndërhyrjes së fundit për mirëmbajtjen e saj, ura e vjetër e Bunës ka shfaqur shenjat e para për shkak të amortizimit të dërrasave të vendosura. Këto dëmtime janë të shpeshta në të gjithë gjatësinë e urës ndërsa problemi bëhet më I madh në këtë periudhë të vitit ku rritet edhe fluksi I lëvizjeve të qytetarëve të cilët përmes kësaj ure lidhen me zonën turistike të Shirokës. Një nga shkaqet e dëmtimit është edhe lëvizja me motorçikleta, por qytetarët shkodranë kërkojnë që të bëhet më shumë kujdes në ruajten e urës për të frenuar dëmtimet kaq të shpeshta.
Më 1 qershor të vitit të kaluar nisi ndërhyrja për zëvëndësimin e të gjitha dërrasave të dëmtuara dhe pjesëve metalike. Por duket se nevoja për një investim më serioz është e menjëhershme, për të parandaluar dëmtimet e vazhdueshme të kësaj ure për shkak të kushteve atmosferike apo edhe dëmtimeve nga personat e papërgjegjshëm.