Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi në Lezhë e disa zona të Kurbinit janë në errësirë.

Tensioni i lartë 35 kilovolt që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e sipërpermendura.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë, riparimi i së cilës nuk dihet se kur do të ndodhë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shenkollit në Bashkinë e Lezhës.

Artikulli paraprakDEL KANDIDATI I DYTË NGA PD/ JA EMRI QË PROPOZOHET PËR KRYETAR TË BASHKISË SË RROGOZHINËS
Artikulli tjetërTEMPERATURA NËN 0, JA SI DO TË JETË MOTI SOT