Avancimi i sëmundjes së shfaqur vite më parë dhe stuhia e fillim dhjetorit po rrëzon pemët shekullore të Rrapave në Syrin e Kaltër. Vetëm ditët e fundit janë rrëzur të paktën 10 pemë si pasojë e kombinimit të këtyre faktorëve duke dëmtuar perlën e natyrës.

Pemët shekullore po rrëzohen në parkun e Syrit të Kaltër, duke dëmtuar një nga perlat e natyrës shqiptare. Shkak është bërë sëmundja që ka prekur prej kohësh pemët e llojit Rrap dhe stuhitë e këtij fillim viti. Sëmundja e shfaqur prej vitesh i dëmton pëmet, ndërsa forca e erës i rrëzon. Vetëm gjatë ditëve të fundit përllogaritet të jenë rrëzuar 10 pemë të larta, që janë shndërrur në një rrezik edhe për vizitorët. Sëmundja e Rrapit po përparon me shpejtësi të lartë, ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjeçarë.

Specialistët dhe banorët e zonës ndër vite kanë kërkuar ndërhurje për mbrojtur këtë pasuri të jashtëzakonshme të natyrës shqiptare. Sëmundja e Rrapit u shfaq vite më parë dhe prej asaj kohe theksohet nevoja e ndërthurjes për të zëvendësuar pemët e dëmtuara me fidanë të rinj që mund të jenë rezistues ndaj sëmundjes.

Artikulli paraprakPROTESTA TË DHUNSHME PARA AMBASADËS AMERIKANE NË LIBAN
Artikulli tjetërPROCEDOHEN PENALISHT SHOFERËT E FURGONËVE, AKUZOHEN PËR VETËGJYQËSI