KËSHILLI I BASHKISË E DEKORON PËR KONTRIBUN E TIJ NË DHËNIEN E DREJTËSISË. “Qendrestar dhe antikomunist. Punoi me perkushtim ne vendosjen e demoikracise si dhe dha kontribut ne forumin per te drejtat e njeriut.” Me kete motivacion Keshilli i Bashkise se Shkodres i akordoi kete te diele titullin “Mirenjohja e qytetit” pas vdekjes Demush Keçit.
Te pranishem ne dhenien e ketij cmimi ishin edhe perfaqesues te pushtetit vendor dhe partive politike ne Shkoder gjithashtu kandidatja e PD per Bashkine Shkoder Voltana Ademi nderkaq edhe miq te Keçit si Kryetari i Gjykates se Apelit ne Shkoder Fuat Vjerdha.