Tre persona u dënuan me vdekje për vrasjen në 28 dhjetorin e kaluar në Marok të dy turisteve skandinave, Louisa Vesterager Jespersen, daneze 24 vjeçare, dhe 28 vjeçaren norvegjeze Maren Ureland.
Dënimi me vdekje do të konvertohet në denim të përjetshëm pasi prej 20 vitesh Maroku nuk kryen dënime kapitale.
Emrat e vrasësve:Abdessamad Ejjoud, i konsideruar ‘truri’ i celulës terroriste, është autor i vrasjes së një prej vajzave.
Younes Ouaziyad ka pranuar të jetë vrasësi i norvegjezes Maren Ureland.
Rachid Afatti, gjithashtu i dënuar me vdekje, ka filmuar skenën e krimit.
Abderrahim Khayali, shoferi grupit që ka asistuar në vrasje, është larguar në drejtim të paditur.
Vrasja:
Dy vajzat viktima, kanë qënë të vetme dhe pa ndihmën e një guide, ndërsa tentonin të ngjiteshin në malin Toubkal, 70 kilometra larg nga Marrakech, kur u pikasën nga katër burrat e celulës xhihadiste. Trupat e vajzave u gjetën mëngjesin e ditës së nesërme nga një bari i zonës.