Dënimi me 21-vite burg i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Lazer Qukaj i cili akuzohet për plagosje për motive gjakmarrje është një vendim i nxituar, cka ka bërë që marrëdhëniet mes 2 fiseve Qukaj dhe Prroj të acarohen gjithnjë e më shumë.

Kështu ka deklaruar Kreu i Misionit dhe Pajtimit të Gjaqeve për Qarkun e Shkodrës Nikollë Shullani i cili thotë se ka qënë në negociata për pajtimin e këtyre fiseve, por vendimet e padrejta gjyqësore nga drejtësia shqiptare na kanë prishur punën edhe ne si misionarë duke mos na lënë shteg për pajtim. Shullani thotë se ekzekutimi i vajzës ishte më shumë mundësi e një gabimi ,pasi gjaksit e ngatërruan atë me djalin e shtëpisë së Qukajve, pikërisht me Lazrin. Fëmijë që lindin të ngujuar,burra të papunë,gra që bëjnë punë të rëndomta,vogëlushë që nuk shkojnë dot në shkollë.Ligje që janë trashëguar për 6000 vjet që nuk janë harruar në 50 vjet komunizëm dhe mbi 20 vjet demokraci.Edhe pse ka vite që flitet shumë ,fillimisht duke u përjekur të minimizohet e më pas duke u pranuar,shteti akoma ndihet i pafuqishëm ndaj këtij fenomeni që damkos shqiptarët që synojnë ti bashkohen europës të qytetëruar.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, ADEMI: RAMA NUK RA DAKORD PËR NJË VKM TË RI
Artikulli tjetërBOKS, VLLAZNIA KAMPIONE PËR GRUPMOSHAT U-14 DHE U-16