Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është pyetur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Duke sjellë përvojën e tij si ish-prokuror, Soreca zgjodhi të mos flasë për këtë temë. Sipas tij nuk mund të bëhen komente mbi një vendim gjykate pa njohur thelbin e dosjes.
“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”-tha Soreca.
Gjykata e krimeve të Rënda rrëzoi ditën e djeshme tre akuzat e ngritura nga Prokuroria në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ai në fund u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Tahiri tha se vendimi i Gjykatës ishte qesharak duke paralajmëruar se do ta vazhdojë betejën për pafajësi duke apeluar çështjen sërish në Gjykatën e Apelit.