Pak më parë Prokuroria ka dërguar në Kuvend vendimin e Apelit për Ervin Salianjin.
Është zbardhur dhe shkresa.
Dokumenti është firmosur nga prokurorja e Tiranës, Elona Algora.
“Bashkëlidhur ju dërgojmë urdhrin për ekzekutimin e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, si dhe një kopje të vendimit. Të merren masa për ekzekutimin e vendimit penal.”
Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kuvendi pritet të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit.
Kuvendi më tej njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar, vakancë që do të plotësohet referuar listës shumëemërore të dorëzuar në 20121 nga PD për të njëjtin qark.
Kjo është hera e parë në 34 vite që një deputet i Kuvendit dënohet me burg.