Këto ishin ankesat e disa prej banorëvë të fshatit Boks në njësinë administrative Postribe të cilëve tensioni i lartë i energjisë elektrike u dogji pajisjet elektroshëtëpiake.Pasi kronika u transmetua në edicionet e lajmeve në Star Plus,

OSHEE ka mbërritur një ditë më pas në këtë fshat duke bërë të mundur zëvëndësimin në kohë reale të rrjetit të energjisë elektrike si dhe vendosjen e transformatorit të ri, për shkak se i mëpërparshmi ishte amortizuar duke u bërë shkak për luhatjet e vazhdueshme të tensionit.

Ndërkohë vetë banorët shprehin falenderimet që u morën masa në kohë kaq të shpejtë dhe problemi i tyre gjeti zgjidhje

Burime kofidenciale pranë OSHEE në Shkodër bëjnë me dije se është kryer një investim tepër kolosal në fshatin Boks i cili tashmë do të ketë normalizim të plotë në furnizimin me energji

Artikulli paraprakSHKODËR, KA DHE KËSHTU ”MINJTË NUK NA LËNË REHAT”
Artikulli tjetërRAMA ‘BETOHET’: DY SIGLAT E PD-LSI DO I ÇOJMË PËR SKRAP