Një azil i vjetër në Wirral, Angli, ishte kthyer në një ferme sekrete ku kultivohej kanabis me vlerë disa dhjetëra mijëra paund, u tha në gjykatën e Liverpool më 25 gusht 2018, ku në bankën e të akuzuarve ishin dy shqiptarë nga 20 vjeç.

Kur policët bastisën lokalet në Thornton Road, Bebington, në një shtëpi të mbuluar me gjethe në periferi më 9 korrik të këtij viti, zbuluan se shtatë dhomat në atë pronë të veçuar ishin kthyer në dhoma për kultivimin e kanabisit.

“Një nga punëtorët ishte një shqiptar pa dokumenta, P.N., që u shfaq në dritare dhe u përpoq të kërcente jashtë e t’ia mbathte, por që u kap nga policia”. Kështu tha prokurori Peter Hussey.

Brenda ndërtesës, policët gjetën një tjetër emigrant ilegal, E.P. dhe kështu, të dy shqiptarët u arrestuan.

Të tjerë policë u sollën në vendin e ngjarjes për të shkatërruar fermën dhe punonjësi i kompanisë së energjisë së Skocisë u thirr për të bërë lidhjet e duhura elektrike, pasi ato që ishin bërë ishin të paligjshme.

Ky punonjës vlerësoi se humbja për kompaninë e energjisë elektrike ishte 10-11 mijë paund sepse pajisjet kishin punuar 18 orë në ditë për dy muaj. Pajisjet elektrike në atë fermë të sofistikuar përfshinin 79 llampa, secila nbga 600 vat, 79 transformatorë, 110 filtra karboni.

Një ekspert i drogës llogariti se se vlera e asaj ferme me bimë kanabisi ishte rreth 140 mijë paund.
P. N.i, 20 vjeç, tha se ai kishte mbërritur në vend prej dy muaj e gjysmë nga Holanda në pjesën e pasme të një kamioni. Pasi flinte rrugëve, një burrë i kishte propozuar që të kujdesej për fermën e kanabisit dhe i kishte afruar ushqim dhe ujë.

E. P., shqiptari tjetër, 20 vjeç, tha se ai kishte arritur me një kamion dhe po ashtu i ishte ofruar të kujdesej për fermën e kanabisit.Ata u  burgosen të dy me nga 12 muaj burg

Gjyqtari Anil Murray tha se se ai e pranonte që ata kishin luajtur një rol të vogël në atë ndërmarrje dhe se kishin qënë atje për t’u kujdesur për bimët. Të dy shqiptarët që u ndihmuan nga një përkthyes u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe shpenzimin e energjisë elektrisë në mënyrë ilegale.

Avokatët e shqiptarëve thanë se ata të dy donin të ktheheshin në atdhe sa më shpejt të ishte e mundur. Asnjëri prej tyre nuk kishte pasur dënime të tjera. Madje, Preçi kishte treguar potencial akademik dhe tha se kishte ardhur në Angli për t’u arsimuar.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET FUORISTRADA SHPËTON ÇIFTI ME FËMIJËN
Artikulli tjetërSTUHI E FORTE,DY VINÇA NË PORT RREZIKUAN PËRPLASJEN