Policia metropolitane në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kg kokainë.

B. Karanxha, i njohur edhe me emrin Joszef Fedak, pranoi akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës së klasit A dhe u dënua me 16 vite burg. Po ashtu ai u dënua edhe me 12 muaj burg shtesë për përdorim të një pasaporte të falsifikuar.

A. K., që përdorte edhe emrin Otto Kovacs, u dënua me 9 vite burg.
H. M., një tjetër antar i grupit kriminal, iu shqiptua dënimi i 8 viteve burg.
Edhe S. O. do të dënohej me 8 vite burg.
Një dënim më i lehtë prej 3 vite e 6 muaj burg iu lexua A. P..
Ky grup kriminal, do të arrestohej pas një hetimi të gjatë nga komanda e krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze në qershor 2018.

Serxhio Omeri do t’i kapeshin 100.000 stërlina ‘cash’ dhe 8 kile kokainë si dhe disa telefona celularë. Ndërsa nga kontrolli garazhit iu gjetën edhe 23 kile të tjera kokainë.
Nga survejimi policor, dy pej tyre, teksa udhëtonin me makinë, u kapën 35.000 stërlina ‘cash’.

B. Karanxha dhe A. Karanxha, të cilët u identifikuan si pjesë e këtij grupi kriminal, kur panë se pjesëtarët e grupit po arrestoheshin një e nga një ikën në Belgjikë.

Për llogari të këtyre hetimeve ata do të arrestoheshin në Antwerp për tu ekstraduar më pas në Angli ku edhe u gjykuan.

Artikulli paraprakGJENDET I PAJETË NJË PERSON TEK ‘RRUGA E KAVAJËS’
Artikulli tjetërNËNA SHQIPTARE NË GREVË URIE PRANË VARRIT TË DJALIT TË SAJ: DUA TË DI PSE VDIQ DJALI IM