Grupi akuzohet edhe për transportimin e qindra kilogramëve heroine nga Amerika Latine në Zvicër, si dhe qindra kilogram marihuane nga trojet shqiptare në Zvicër.

Tre shqiptarë nga Kosova dhe një italian janë dënuar me burg nga Gjykata La Chaux-de-Fonds NE . Ata u shpallën të fajshëm se në intervalin kohor 2011 deri 2015 kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër.

Kryesori i grupit, një 51 vjeçar kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Kosovari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie. Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin allishverishët u dënua me kusht për dy vjet.

Grupi akuzohet edhe për transportimin e qindra kilogramëve heroine nga Amerika Latine në Zvicër, si dhe qindra kilogram marihuane nga trojet shqiptare në Zvicër.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHOFERJA E DEHUR, RA NË KANAL BASHKË ME SHOQET
Artikulli tjetërTAP ZBULON THESARET E 5 MIJË VJETËVE MË PARË