Burgosen gangsterët shqiptarë të ‘Cristo Re’,denohen 100 vite burgim
Një hetim i policisë italiane çoi më 16 shtator 2016, në arrestimin e 16 personave, kryesisht me kombësi shqiptare dhe tuniziane, të cilët kontrollonin tregun e drogës në lagjen “Cristo Re”, Trento (Itali). Organizatës iu sekuestrua rreth 4 kg lëndë narkotike (1.7 kokainë, 2.2 heroinë) dhe janë regjistruar rreth 1.000 episode shpërndarje droge në doza të vogla: Rreth 1.5 kg heroinë e kokainë me një vlerë tregu rreth 800.000 euro. Gjithashtu, bandës iu sekuestruan edhe 10.000 euro. Në krye qëndronin shqiptarët, të cilët përdornin si shpërndarës droge në rrugë tunizianët. Vetë shqiptarët e bandës, ishin thuajse të gjithë të martuar dhe me fëmijë. Tashmë është dhënë edhe dënimi. Për 16 anëtarët e bandës është dhënë rreth 100 vite burgim, në total, raportojnë sot mediat lokale.