Dërgonin libra në shqip në Greqi 30 muaj burg 2 shoferëve të MPJ

 

Dy shoferët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Altin Tafa dhe Agim Asllani, të cilët u ndaluan tre ditë më parë nga policia greke, teksa transportonin abetare dhe libra te tjerë shkollore në gjuhën shqipe, janë dënuar me nga 30 muaj burg. Sipas autoriteteve greke, shoferët transportonin në drejtim të Greqisë tekste me mbishkrime “Çamëria”. Prokuroria greke ka deklaruar se tekstet kishin përmbajtje sensitive dhe antigreke, çka sipas tyre përbën shkelje ligjore. Gjykata greke e Janines ka dhënë 30 muaj burg për dy shqiptarët. sipas gjykates ne libra kishte harte te Shqiperise se Madhe”.Akuza e ngritur eshte “shperndarje e materialeve propagandistike”.Denimi i tyre eshte me kusht per tre vjet.

Artikulli paraprakIMZOT FREDO MESAZH BREZIT TE RI:MOS U LARGONI NGA SHQIPERIA
Artikulli tjetërNDERPRITET NE FUND TE PERIODES SE PARE NDESHJA E BASKETBOLLIT VLLAZNIA – TIRANA, RIFILLON PAS DISA MINUTASH.NE FUND FITOJNE MIQTE