Goditi 7 herë me thikë të riun, dënohen në Britani vëllezërit shqiptarë

Një adoleshent shqiptar u dënua me të paktën 18 vite burg, pasi vrau me thikë 20 cm një të ri tre vite më të madh. Agusin Sula, 18-vjeç qëlloi shtatë herë me thikë shtetasin Mateusz Szleper, 21 vjeç. Viktima po merrte ushqim në një dyqan të posaçëm kur Sula e ndoqi dhe e sulmoi atë më 14 shkurt. Vëllai i tij, Ermal Sula, 24-vjeç u dënua me 4 vite burg për ndihmë ndaj kriminelëve. Gjykatësi i çështjes, tha se Agusini nuk kishte ekspozuar asnjë pendim për krimin e bërë. “Ju keni qenë i vrullshëm, i paqëndrueshëm dhe i zemëruar atë natë”, tha gjykatësi sipas BBC-së. Pas krimit, shqiptari me banim në Britani ka fshehur thikën në një shkurre si dhe ka larë rrobat e tij në përpjekje për të humbur gjurmët. Dëshmitarët e kanë përshkuar në një “gjendje shumë të paqëndrueshme mendore” kur ka shkuar për të kryer krimin. Viktima ishte një i huaj për 18 vjeçarin, i cili kishte menduar se e kishte ndjekur një natë më herët.

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA,EMISION PER KULTUREN SHKODRANE
Artikulli tjetërSULM KAMIKAZ NE NJE DASME NE SIRI,34 TE VDEKUR E 100 TE PLAGOSUR