Denohen tre shqiptaret trafikante droge

Tre shqiptarë janë arrestuar në Stratford, dhe janë dënuar me 17 vite burg gjithsej për trafik droge. Algert Lami, 23 vjeç, Orjon Uku, 22 vjeç dhe Roland Vasija, 20 vjeç, janë kapur me kokainë dhe një sasi parash nga policia e Londrës. Policia ka paralajmëruar më herët se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë një kërcënim real për rrugët e Britanisë. Tre trafikantët shqiptarët u kapën nga detektivë e NCA dhe oficerët nga Policia e Londrës, duke dalë nga një taksi në Stratford dhe iu afruan një mjeti të parkuar, tip BMW, në të cilin u gjet dhe u sekuestrou 178 mijë pound, gjysmë kilogramë kokainë dhe disa dokumente të falsifikuara. 23 vjeçari Lami u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vite burg, Roland Vasija gjithashtu u deklarua fajtor për dhe do të kryejë dy vite burg, ndërsa 22 vjeçari Uku u deklarua fajtor dhe dënuam me 6 vjet heqje lirie.

Artikulli paraprakFNSH KONTROLLE, ARRESTOHET 23 VJEÇARI ME PISTOLETË NË MOTOR
Artikulli tjetërSHERR NË FAST FOOD, PLAGOSEN ME MJETE PRERËSE DY PERSONA