16 anëtar të një bande që akuzohen si pronarë të sasisë më të madhe të kokainës së kapur në Britaninë e Madhe kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar me 117 vite burg në total.

Në radhët e tyre janë edhe dy shqiptarët T. Paja 22 vjeç dhe I. Grana 27 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.

Banda në fjalë, u shkatërrua nga policia britanike pas një hetimi 14-mujor si dhe me detektivë sekret që u futën në rrjetin e krimit të organizuar të udhëhequr nga Jamie Oldroyd.

Pas mbledhjes së informacioneve policia britanike arriti që të sekuestronte atë që mediat britanike e quajnë sasinë më të madhe të kokainës më një cilësi të pastër në Britani. E gjithë droga përllogaritej që të kapte vlerën e 20 milion paundëve.

Artikulli paraprakBASHA: NDALUAM PROCESIN FALS DHE KRIMINAL TË 30 QERSHORIT
Artikulli tjetërREJA,”NDRYSHIM”SKEME DHE EMRA TË RINJ NË FORMACIONIN ZYRTAR