Dënohet hungarezja që pengoi refugjatët

Kameramania hungareze që u filmua teksa shkëlmote emigrantët që përpiqeshin t’u shpëtonin policisë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, është dënuar me tre vite liri me kusht për sjellje jo të rregullt. Petra Laszlo po filmonte refugjatët në shtator të 2015-ës, ndërsa ata ia dolën të çanin një kordon policie. Ajo u fiksua në imazhe teksa shkelmonte dy persona që vraponin, përfshirë edhe një vajzë të mitur. Më pas, ajo shihet edhe teksa pengon me këmbë një burrë që mbante në krah një fëmijë. Gjykatësi tha se sjellja e kameramanes binte ndesh me normat shoqërore dhe hodhi poshtë argumentat e avokatit të saj, që tha se po përpiqej të mbronte veten. “Unë ktheva kokën dhe pashë qindra persona që po vraponin drejt meje. Ishte e frikshme”, tha ajo. Kameramania u shfaq në gjykatë nëpërmjet lidhjes video dhe në disa raste shpërtheu edhe në lotë. Ajo tha se kishte marrë edhe kërcënime me vdekje që nga incidenti dhe se kishte qenë subjekt i një fushate urrejtjeje. Stacioni televiziv në të cilin ajo punonte e pushoi atë nga puna pasi pamjet e saj bënë xhiron e botës nëpër mediat sociale.

Artikulli paraprakNISIN PROCEDURAT PËR ANËTARËT E KLGJ DHE KLP QË ZGJIDHEN NGA KUVENDI
Artikulli tjetërVOTIMI ELEKTRONIK FUT NË NGËRÇ REFORMËN ZGJEDHORE