Dënohet ish-imami i Leshnicës, gjykata 15 vite burg për Almir Dacin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar në mungesë më 15 vite burg ish-imamin e Leshnicës Almir Dacin, i akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për në Siri. Vendimi u shpall pas 37 seancave gjyqësore, ndërkohë që familjarët pretendojnë se Almir Daci është vrarë. Ndonese nga familjarët kosiderohet të vdekur, ish-imami i Leshnicës Almir Daci u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 15 vite burg në mungesë për rekrutim të luftëtarëve për në Siri. Vendimi u shpall në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas 37 seancash gjyqësore, ndërsa të pranishëm ne seancë nuk ishte asnjë prej familjarëve. Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare. Por avokati mbrojtës i të pandehurit, ka pretenduar gjatë mbrojtjes se Prokuroria nuk ka asnjë provë për të fajësuar Dacin. Almir Daci u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t’i bashkoheshin grupit terrorist ISIS. Ish-imami i Leshnicës kishte marrë në Siri gruan e fëmijët ndërsa prej disa kohesh ka humbur kontaktin me te afërmit të cilët pretendojne se është vrarë.