U dënua me 1.8 vite burg për vjedhje Ish-ministri Ksera apelon vendimin
1.8 vite burg dhe 5 vite vlerë 30 milion lekë dhe këtë Ish-Ministri i Punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera apelon dënimin me 1.8 vite burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Ksera u dënua me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën së bashku me ish-vartësit e tij më 15 shtator nga dhoma penale në Tiranë dhe një ditë më parë kanë apeluar këtë dënim. Spiro Ksera akuzohet për një tender me vlerë 30 milion lekë dhe këtë e ka bërë një ditë para se të linte detyrën si ministër. Bashkëpunëtor me Kserën është edhe ish-drejtori i Kabinetit Klevis Bitro. Mësohet se Ksera ka abuzuar, pasi ka shënuar sikur janë bërë disa aktivitete për romët, të verbrit dhe moshën e tretë, por që realisht nuk ishin organizuar.