Skandali seksual, dënohet me 2.8 vite burg Shukri Xhelili. I hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar provat e Prokurorisë duke dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili me akuzën e korrupsionit pasiv pas publikimit të skandalit seksual 8 muaj më parë. Ish-kryebashkiaku përfitoi uljen e dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe do të bëjë 2.8 vite burg. Shukri Xhelili u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit. Xhelili nuk ishte në seancën kur u dha vendimi, por të pranishëm ishin tre familjarë të tij dhe avokati, i cili kërko pafajësi duke u shprehur se cdo gjë ishte e manipuluar, por deklaratat nuk u morën parasysh nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që vendosi dënimin e tij. Gjithashtu trupi gjyqësor me relator të çështjes, Fran Prendin vendosi që Shukri Xhelilit t’i mohohet edhe e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Artikulli paraprakMINISTRI TAHIRI NE PUKE, NDIHMA BANOREVE
Artikulli tjetërNGRIN LIQENI I SHKODRËS NGA MOTI I KEQ, DHJETËRA SHPENDË TË NGORDHUR