Në një kohë kur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kunati i Renaldo Avduli, Gjergji Kohila, po përballet me akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim dhe Grupit të strukturuar kriminal”,
në gjykatën e Vlorës, Avduli është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Mësohet se një pjesë të këtij dënimi Avduli, e ka kryer gjatë qëndrimit në paraburgim, ndërsa pjesën tjetër të mbetur gjykata ia ka konvertuar në kusht, duke e vënë në shërbim prove. Për pasojë Avduli është lënë i lirë.
Gjykata e ka gjetur fajtor Avdulin pasi nga përgjimet e kryera për anëtarët e grupit Treblova, ish-efektivi i policisë së Vlorës dilte në përgjime, duke i favorizuar disa persona të kultivonin drogë.
Avdulaj u vetëdorëzua sapo dosja mbëriti në gjykatë, dhe pas gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 4 vite burgim.
Përgjimet telefonike që janë përdorur në procesin gjyqësor kundër Avdulaj, janë duke u përdorur edhe në dosjen gjyqësore kundër të pandehurve ish-zyrtarë të policisë Vlorë Gjergji Kohila, Sokol Bode, Jaeld Çela dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.