Dënohet me 6 vite burg 16 vjeçarja e akuzuar për terrorizëm

 

Dënohet me 6 vite burg terroristja e parë e ISIS vetëm 16 vjec. Safia S është dënuar në GJermani, pasi një vit më parë vajza me origjinë marokene sulmoi një polic në Hanover duke e plagosur rëndë. Së bashku me të gjykata ka dënuar edhe bashkëpunëtorin 20 vjecarin Mohammad.Sipas akuzës ai e dinte për sulmin e kryer por nuk kish informuar policinë. Nga burgu Safia ka shkruar një letër ku kërkonte falje për sulmin ndaj policit. Minorenia prej kohësh ishte nën monitorimin e shërbimeve sekrete. Vajza është rritur në një familje shumë fetare.Në 2015 kush ishte vetëm 14 vjeç shkolla e kish piketuar duke i dërguar informacione shërbimeve sekrete sepse vajza kish shprehur qëndrime fondamentaliste. Safia në janar 2016 kish arritur të arratisej nga aeroporti i Stambollit për të shkuar në Siri dhe për tiu bashkuar Kalifatit. Pas një muaj ajo kthehet në Gjermani dhe me një thikë plagos oficerin e policisë.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA REVOKON VIZAT PËR DISA GJYQTARË DHE PROKURORË
Artikulli tjetërNË BURG PËR ILAÇET E MOTRËS