Denohet me vite burg i riu që shtypi nënën që shpëtoi dy fëmijët
Gjykata ka vendosur që ta dënojë me 6 vite burg Andrea Memollarin, të riun që pak muaj më parë shtypi për vdekje sportisten Dhurata Prifti, nëna e cila shpëtoi nga vdekja dy fëmijët e saj. Vendimi për të është dhënë nga Gjykata e Tiranës ku Memollari është në gjyq prej disa javësh. Seancën e kaluar prokuroria kishte kërkuar 10 vite burg për të riun Memollari, por siç duket gjykata ia ka ulur dënimin në 6 vite.