Dënohet me burg kreu i grupit të trafikut të kokainës

Me 3 vite e gjashtë muaj burgim për shpërndarje droge është dënuar një shqiptar nga gjykata italiane e Aosta-s, që e ka liruar nga akuzat për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Albert Bushaj, i cili më herët ka qenë një ish bashkëpunëtor i prokurorisë së Aosta-s si përkthyes. Sipas hetimeve të karabinierëve, Albert Bushaj ka qenë kreu i një bande që merrej me trafik kokaine në Aosta. 37-vjeçari, i njohur në mjedisin e tij si “avokat”, përfundoi në gjyq dy vite më parë, pasi u arrestua në flagrancë me disa çanta me kokainë. Sipas hetimeve të karabinierëve, trafiku i drogës i sillte grupit 1 milion euro në vit.

Artikulli paraprakPOLICIA PËRPLASET ME ARMË ME TRAFIKANTËT E HEROINES
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME 24 KG KANABIS NË MAKINË