Gjykata belge e Apelit ka dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar, 38 vjeçar, për pjesëmarrjen në një bandë e cila trafikonte qënie njerëzore.
Më parë ai ishte dënuar për të njëjtën akuzë me 8 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Orhanet belge të drejtësisë, ranë në gjurmët e bandës pjesë e të cilës ishte edhe shqiptari në vitin 2016 në zonën industriale në Veurne. Sipas prokurorisë, kjo bandë ishte përgjegjëse për 39 operacione kalimi kontrabande drejt Mbretërisë së Bashkuar për një periudhë prej pesë muajsh, duke kaluar kështu në total 150 persona.
Baza e tyre operative ishte ish-hoteli i Formula 1 në Ghent, por transporti nisej nga parkingjet në Veurne, Adinkerke dhe Bruges, ndër të tjera. Për çdo person të kontrabanduar kërkohej një pagesë prej 12,000 paundësh. Në korrik 2018, pesë shqiptarë u dënuan për këtë rast.
39 vjeçari Astrit R. u dënua me tetë vjet burg si drejtues i kësaj organizate. Ai u vendos në pranga në vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar dhe u ekstradua në Belgjikë.
Në një dosje tjetër të kontrabandës së qenieve njerëzore nga viti 2019, shqiptari rezultonte i dënuar edhe me tetë vjet burg. Ai punonte si shofer taksie dhe më vonë edhe më vonë si organizator i bandës dhe drejtues i saj, raportojnw mediat belge.
Përfundimisht, gjykata vendosi t’i caktojë atij dy vjet shtesë, duke e çuar dënimin e tij total me burg në dhjetë vjet. Ai është dënuar edhe me 968 mijë euro gjobë.