Një gjykatë e Kosovës dënoi me 180 orë punë në komunitet një shqiptar i cili vendosi një flamur të Shtetit Islamik në një kryqëzim të Prishtinës.

Personi me inicialet Q.M. u arrestua në shtator të vitit të kaluar kur ai dhe dy të mitur ngritën flamurin e ISIS-it. Trupi gjykues tha se ky veprim “është një thirrje drejtuar të tjerëve për të shkuar në Siri dhe Irak, për t’u bashkuar me organizatën terroriste”.

Sipas njoftimeve, rreth treqind banorë të Kosovës u janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak ndërmjet viteve 2013-2014. Më shumë se njëqind janë kthyer në Kosovë, por autoritetet thonë se rreth shtatëdhjetë janë ende aktivë me grupet ekstremiste. Autoritetet thonë gjithashtu se gjatë vitit të kaluar asnjë shtetas i Kosovës nuk ka shkuar të luftojë në Siri dhe Irak.

Artikulli paraprakGJYKATA URDHËROI KONFISKIMIN E PASAPORTËS SË GRUEVSKIT
Artikulli tjetërMACRON PARALAJMËROI TËRHEQJEN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME