500.000 £ në Shqipëri, 6 vite burg për pastrim parash shqiptarit në Angli
Dënohet nga gjykata për pastrim parash të fituara nga trafiku i drogës Angjelin Ograja. Shqiptari është dënuar nga gjykata me 6 vjet burgim për pastrim parash, pasi dërgoi 500.000 stërlina në Shqipëri. Sipas autoriteteve Ograja ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut Angli në 2014 dhe fitimet kanë ardhur nga droga. Gjithashtu u dënua edhe kushëri i tij Petrit Ograja për pastrim parash. Paratë ktheheshin nga Paund në Euro në pika këmbimi në Londër, ndërsa fshiheshin në kamionë që udhëtonin jashtë Anglisë për t’u dërguar më pas në Shqipëri.