Dënohet 2.6 vite shërbim prove për korrupsion, prokurori Petrit Vukaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite e 6 muaj shërbim prove ish-prokurorin Petrit Vukaj. Ish-prokurori Vukaj u arrestua në 27 nëntor 2015 me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars të 2015 në aksin rrugor Levan- Tepelenë, me pasojë vdekjen e Përparim Bizhga-s, shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali. Nga hetimet rezultoi se Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synonin që të shmangnin dënimin me burgim. Hetimet zbuluan se Xhemali dhe Nelollari kanë kontaktuar me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili ka marrë përsipër zbutjen e pozitës për të paraburgosurin Elton Xhemali në këmbim të parave, shumë që sipas të personave të përfshirë, është 250 mijë lekë.

Artikulli paraprakVETTING-U NGEC TE PERKTHIMI.KUSHTETUESJA MERR KOHE PARA SE T’I DREJTOHET VENECIAS
Artikulli tjetërI VRANE BABANE NE SPITAL,HISTORIA E SHIPTARIT QE U ARRATIS NGA BURGU