Rastet e denoncimeve nga personat që janë të prekur nga Krimi Komjiuterik vijojnë të jenë një nga problematikat në qarkun e Tiranës, e jo vetëm.
Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se minimalisht në një javë, janë të paktën 10 persona që paraqiten në polici, ku denoncojnë rastet kur persona të paidentifikuar arrijnë tu marrin me anë të mashtrimit adresat e Facebook.
Por pavarësisht kësaj, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ekziston edhe aplikacioni “Denonco Krimin Kompjuterik”, në një kohë që për më shumë se tre muaj, ky aplikacion vijon të jetë jashtë funksionit.
Të njëjtat burime saktësojnë se autorët e kësaj vepre penale, të cilët identifikohen me vështirësi, i përdorin adresat tek personat e tretë për shantazhe.
Personat më të prekur nga ky fenomen janë adoleshentët