Adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta. Gjatë takimit në Kryeministri, njëra nga punonjëset e njësisë së platformës së bashkëqeverisjes solli rastin e denoncimit të shitjes së medikamenteve anti depresivë nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë.

Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

Kryeministri u shpreh se administrata është vendosur në lëvizje, ndërsa janë planifikuar takime me Urdhrin e Farmacistit, por edhe ndryshime në ligj.

 

Artikulli paraprakTË RINJTË NGA EUROPA MBËRRIJNË NË ISH-BURGUN E SPAÇIT
Artikulli tjetërGATI PËR “FESTËN E BIÇIKLETËS NË SHKODËR”