Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi presionin që po i ushtrohet administratës shtetërore për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste. Bardhi tha se ne kuadër të antarësimeve, qeveria socialiste po ushtron reprezalje ndaj shërbimit civil.

“E dini çfarë po ndodh? Del dhe krenohet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, po shkoni pak dhe pyesni çfarë terrori po ndodh në administratën publike. Çdo punonjës i administratës publike i shërbimit civil, që ka punuar me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, kurrë nuk janë kërcënuar me bukën e gojës për t’u anëtarësuar në një parti politike.

Sot që flasim janë nën terrorin e bandës shtetërore me në krye Edi Ramën, ose të anëtarësohen në Partinë Socialiste ose të japin dorëheqjen për t’u larguar nga shërbimi civil ose administratën publike. A mund të jetë ky një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A është ky një vend anëtar i NATO-s që kërcënon punonjës 30-vjeçar të administratës dhe shërbimit civil që nëse nuk anëtarësoheni në një parti politike do të largohen nga puna? Këta njerëz që i shërbejnë shtetit shqiptar, që kanë punuar me çdo qeveri dhe do të punojnë me çdo qeveri sa kohë janë profesionistë në administratë nuk mund të kërcënohen me bukën e gojës nga asnjë parti. Kjo po ndodh sot”, u shpreh Bardhi.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN PROPOZON HEQJEN E VETOS PËR ANËTARËSIM NË BE
Artikulli tjetërGJESTI NDAJ GAZETARES, RAMA REAGON SËRISH