Njësia Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi ditët e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.
Aksioni u krye në zonën e Kamzës dhe Don Boskos, ku u kapën 10 persona në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.
Nga procesverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 persona konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur),
3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).
Në prangat e policisë ranë :Muhamet A; Halim A; Marash M; Emazije H; Xhelal L; Rakip T; Shpëtim H; Franc R; Bashkim T; Zenepe G
Të 10 personat, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria